Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Në seritë e reja, Superman-i është biseksual

nga Revista Kosovarja

Superman-i i kreu gjithë detyrat e tij! E shpëtoi botën më shumë se një herë, vdiq dhe u kthye sërish në jetë dhe gjatë rrugës u përball me qindra probleme të tjera të botës sonë.

Tani është koha që njerëzimi t’i kthejë sytë nga ai sepse në seritë e reja të librit komik, superheroi vjen si biseksual! Kjo është hera e parë që një karakter si Superman që është i njohur prej më shumë se 80 vitesh, shfaqet ndryshe nga DC Universe në seritë e reja të “Superman: Son of Kal-El”.

Në fakt bëhet fjalë për superheroin e ri, Jon Kent, djalin e Cark Kent dhe Lane i cili ka zbuluar se është biseksual pas tërheqjes që ndjen se ka me Jay Nakamura, një reporter, me të cilin shkëmben edhe puthje në buzë.

Moneytizer Paragrafi 4

Jon Kent do të jetë Superman-i më i ri i Tokës dhe detyrat që e presin janë goxha të rënda. Fillimisht, Nakamura shfaqet si shpatulla e ngrohtë ku Kent mund të mbështetet kur gjërat vështirësohen, por pastaj Superman-i ndjen se është i dashuruar me gazetarin.

Sipas skenaristit, evoluimi i Superman-it të ri është i tillë që në fund të ditës, ruan vlerat që karakteri ka përfaqësuar gjithmonë: shpresën, të vërtetën dhe drejtësinë.

Sezoni i ri i “Superman: Son of Kal-El” pritet të shfaqet më 9 nëntor.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]