fbpx

Në Shkabaj të Prishtinës sekuestrohen 30 pajisje për prodhim të kriptovalutave

nga Revista Kosovarja

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot pas bastisjes në fshatin Shkabaj të Komunës së Prishtinës, ka sekuestruar 30 pajisje për prodhimin e kriptovalutave.

Siç bëhet e ditur nga PK, Drejtoria Rajonale e Policisë së Prishtinës, respektivisht hetuesit e stacionit policor të Veriut pas marrjes së informatave në rrugë operative, kanë realizuar një operacion bastisjeje i cili ka rezultuar me gjetjen e aparaturave për prodhimin e kriptovalutave.

“Operacioni është zhvilluar në një lokal në fshatin Shkabaj të komunës së Prishtinës, me ç’ rast janë gjetur dhe sekuestruar katër (4) riga me gjithsej tridhjetë (30) pajisje për prodhimin e kriptovalutave, të cilat ishin të kyçura dhe funksionale.” ka bërë të ditur policia

PK ka shtuar se përveç njoftimit të zyrtarëve të ATK-së, në vendin e ngjarjes janë ftuar edhe zyrtarët e KEDS–it, si dhe zyrtarët doganor, për të proceduar më tej me rastin.

“Në konsultim me Prokurorin e Shtetit rasti është iniciuar “ Prodhim i ndaluar”, theksohet në komunikatë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]