Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Në Shqipëri vdes foshnja 16 muajshe nga Covid-19

nga Revista Kosovarja

Në Shqipëri, ka rritje të rasteve dhe viktimave nga koronavirus, ndërsa sot një foshnjë 16 muajsh ka vdekur nga Covid-19.

Mbi artikull

Megjithatë është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në Shqipëri se është bërë e përpjekjet e mëdha të stafit mjekësor për ta shpëtuar foshnjën 16 muajshe.

Informojmë se, referuar QSUT, një fëmijë 16 muajsh ka ndërruar jetën si pasojë e COVID19. I ndjekur dhe trajtuar në pavionin COVID në Pediatrinë e Tiranës për gjendjen dhe shenjat klinike për S. Kawasaki, gjendja e tij u rëndua brenda 24 orëve dhe më pas është dërguar në terapinë intensive ku, megjithë mjekimin me terapinë e plotë të trajtimit dhe përpjekjet e mëdha të mjekëve të reanimacionit, nuk ka mundur të mbijetojë, si pasojë e një komplikacioni të rrallë (Sindroma Inflamatore Multisistemike) ndër komplikacionet më të rralla që haset në moshën fëminore si pasojë e COVID19, thuhet në njoftimin e MSH së Shqipërisë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]