fbpx

Në spitalin e Pejës kufoma qëndron në koridor për dy ore rresht

nga Revista Kosovarja

Gjendja si pasojë e pandemisë COVID-19 në Kosovë vazhdon të jetë e rëndë. QKUK dhe Spitalet Rajonale, janë të mbingarkuara me pacientë, ndërsa aktualisht vetëm në Spitalin e Pejës, janë 131 të infektuar të cilët po marrim trajtim mjekësor.

Në një përgjigje nga ky spital kanë thënë se kjo gjendje kërkon angazhim të madh të personelit, por që sipas tyre, me lëvizjet e brendshme të stafit deri më tash ia kanë dalë.

Ndërsa sa i përket pajisjes me oksigjen, thonë se furnizohen nga Kompania Medical.

Por, për shërbimet shëndetësore që bëhen në këtë komunë, ka pasur kritika e raportime në këto ditët e fundit.

Madje, gjatë ditës së sotme në rrjete sociale ka qarkulluar një fotografi, ku shihej një kufomë, për të cilën thuhej se është lënë në korridor të spitalit.

Por, për këtë Spitali në Pejë, thonë se shkrepja e kësaj fotografie është gjest i papërgjegjshëm.

“Sa i përket fotos është e habitshme se si dhe sa e papërgjegjshme është bërë kjo foto nga persona e panjohur e të papërgjegjshëm, sepse foto është bërë brenda hapësirës së Spitalit ku kufoma është obligim të qëndroj 2 orë e pastaj të dërgohet në Morg.

Nuk guxon askush ta largoj kufomën në morg para kësaj kohe dhe fotografimi i personit të vdekur në kthina është vërtet e papërgjegjshme”.

Po ashtu ka pasur zëra se mjekët dhe infermierët që punojnë në ndërrimin e natës në Qendrën Kryesore Familje në Pejë, në raste të nevojshme, të njëjtit bëhen shoferë të Autoambulancave të Urgjencës.

E, për këtë nga Spitali i Pejës, kanë thënë se s’kanë informacione, pasiqë ata janë me mjekësinë primare dhe i përgjigjen Komunës.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]