Është e paprecedent që një ushtruese e detyrës së presidentit të Republikës së Kosovës, t’i përkushtohet vizitës vëllazërore apo “motrore” në Tiranë, duke piketuar kryetarin e ish partisë së saj.
Këtë e ka bërë Vjosa Osmani, ndaj Isa Mustafës në Tiranë, dje gjatë një vizite në Shqipëri.
Përtej kësaj, një ushtruese detyre e presidentit të shkojë në vizitë duke lobuar negativisht për liderin e ish partisë që e solli në të gjitha këto poste, është diçka shumë joetike dhe e pandershme.
Nuk ka as shije, as logjikë, që zonja Osmani, të transportojë jashtë vendit inate personale , kur jo më shumë se 14 muaj prej tash ajo përqafej me anëtarët e LDK-së që e dhanë besimin për postin e kryeministrit.
Dje të përqafur e sot të konfrontuar, Vjosa Osmani po tregohet më shumë sa nuk din e kush është në fakt, sesa sa din vërtetë në jetën publike të detyrave.Ajo e ka thyer në këtë vizitë edhe një parim kushtetues, i cili bie ndesh me postin e presidentit dhe kjo thyerje është atakimi i unitetit për të cilin Vjosa Osmani ka folur sa e sa herë kundër Hashim Thacit.
Vjosa Osmani në pozitën aktuale të ushtrueses së detyrës, deri më tani , përfaqëson figurën më jounifikuese dhe përqarëse në raport me të gjithë presidentët e deritanishëm, duke hequrfotografi nga muret, duke ndërruar stema në dokumente, duke folur negativisht për ish kolegët e saj që e ngritën deri këtu ku është tani.
Sa më shumë që po qëndron në zyrën presidenciale, aq më shumë po bën gabime, ajo që kritikonte Hashim Thacin dhe mirë është, që ajo të qëndrojë sa më gjatë , për ta njohur publiku ashtu sikur qeverisjen e VV-së dhe të Albin Kurtit, i cili duke parë se nuk ishte askund në qeverisje, e dorëzoi atë duke gjetur armiqësi me Amerikën.
Kurti e ka dorëzuar pushtetin, nën buzëqeshje dhe duke e gjetur një deriqkë arsyetuese për mosmarrje pjesë në gjoja ndarjen e Kosovës ,por në fakt ai e ka ngritur flamurin e bardhë i vetëdijshëm se me Haki Abaza e me njerëz të shoqatave nuk mbahet shteti. Për fat të keq po këtë mënyrë të qeverisjes me shoqata në krye të shtetit po e vazhdon sot edhe qeveria Hoti, ku në pjesën qendrore të lajmeve të saj, është sendiqi me zarzavate të Rahovecit që Driton Selmani i tregon publikut qysh ushqehet kryeministri.
Kjo qeveri e zhytyr në baltë, s’do mend se se nuk ka punë më të mençura se sendiuqat me mesele rahoveciane, në kohën kur Kosova nuk është në fund të pusit vetëm me pandeminë covid-19, por edhe me buxhet, edhe me mosmiratime ligjore,edhe me mosdije, por edhe me mosdëgjueshmëri.
Pak herë ka në pushtet qeveritarë të tillë që as nuk dinë ,as nuk dëgjojnë kur i mëson dikush që din.
Prandaj , nuk është çudi që dhe Vjosa Osmani aktualisht në kolltukun presidencial, vjen nga kjo dyndje partiake të rënë në bela mes vetes dhe me gjithë të tjerët, pos me ata që e lavdërojnë për t’ia bërë qejfin. Safet Krivaça /Kosovarja/