fbpx

Në syrin e publikut, Jozi nuk i kursen përqafimet për këtë vajzë

nga Revista Kosovarja

Jozefin Marku dhe Loredana Brati ishin ndër çiftet më të përfolura të edicionit të fundit të Big Brother VIP Albania. Marrëdhënia e tyre brenda shtëpisë u karakterizua nga ndarje e ribashkime, emocione të forta dhe situata të papritura që mbajtën vëmendjen e publikut të ngjitur pas tyre.

Edhe pse reality show ka përfunduar prej disa javësh, interesimi për dinamikën e këtij çifti nuk është zbehur. Të dy ish-banorët kanë lënë të kuptohet se nuk i kanë vënë kufij marrëdhënies së tyre dhe po i lënë gjërat “të rrjedhin natyrshëm”.

Në rrjetet sociale po qarkullon së fundmi një video që ka nxitur sërish spekulime. Në pamjet e publikuara, Jozefin Marku shihet duke performuar në një nga club-et e Tiranës, ku papritur një vajzë ngjitet në skenë dhe e përqafon atë ngrohtësisht. Të dy shkëmbejnë disa fjalë dhe buzëqeshje, ndërsa të pranishmit reagojnë me brohorima.

Të ngjashme

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]