fbpx

Në Tiranë lind fëmija me këmishë

nga Revista Kosovarja

Një lindje e rrallë ka ndodhur në orët e fundit në Tiranë, ku një fëmijë ka ardhur në jetë me këmishë.

Këtë fakt e ka bërë me dije mjekja gjinekologe Anika Dokle.

E surprizuar nga lindja e asistuar prej saj, mjekja e njohur ka ndarë fotografitë e momentit kur vogëlushi erdhi në jetë.

“Bebush me këmishë”, shkruan Dokle, e cila shihet bashkë me kolegët me vogëlushin në duar.

Lindja e pazakontë ndodhi në maternitetin “Koço Gliozheni”, ndërsa foshnjat që vijnë në jetë me këmishë, cilësohen si me fat.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]