fbpx

Në vend se të martohemi, ndahemi!

nga Revista Kosovarja

Nga viti në vit, madje edhe nga muaji në muaj rritet numri i shkurorëzimeve në Kosovë. Vetëm brenda 4 muajve të fillimit të vitit 2025 mbi 500 çifte i dhanë fund martesës!

Numri i shkurorëzimeve në Kosovë ka shënuar rritje gjatë muajve të parë të vitit 2025. Vetëm në muajin prill janë regjistruar 140 raste të shkurorëzimeve, që paraqet një ngritje krahasuar  me muajin mars, kur u raportuan 123 raste, apo një rritje prej 14 për qind.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, në periudhën janar-prill 2025, 528 çifte i dhanë fund
martesës së tyre.
Më konkretisht, në muajin janar janë regjistruar 124 raste, në shkurt 141, në mars 123 dhe në prill 140 raste të
shkurorëzimeve.
Andaj, në vend se të martohemi dhe të krijojmë familje, ne, në Kosovë, ndahemi!
Sikur nuk ndodh asgjë!  Keq, a?
Deri kur kështu?

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]