fbpx

Në zyrën e Kurtit sot zbarkuan diplomatë të ndryshëm për mosvotimin e Kodit Civil!

nga Revista Kosovarja

Dje në Kuvendin e Kosovës nuk kaloi Projekt Kodi Civil, i cili parasheh mundësinë e bashkëjetesës së partnerëve të së njejtës gjini

Nga gjithsej 120 deputetë të Kuvendit të Kosovës, vetëm 77 deputetë ishin të pranishëm në sallë. Prej tyre, në votim morën pjesë 61 deputetë, nga të cilët 28 votuan “Për”, 29 ishin “Kundër” dhe 4 abstenuan.

Për këtë, kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ia “zunë’ derën ndërkombëtarët gjatë ditës së sotme.

IndeksOnline mëson nga burime të sigurta se një ditë pas mosmiratimit të këtij kodit, diplomatë të huaj nga ambasada të ndryshme kanë vizituar Kurtin.

Të njëjtat burime pohojnë se ata i janë ankuar Kurtit dhe kanë kërkuar shpjegime për dështimin e miratimit të Kodi Civil, i cili u mundëson personave të gjinisë së njejtë bashkëjetesën.

Për shkak të presionit të bërë, Qeveria dhe Kuvendi kanë nisur përsëri procedurat për rikthim të Kodit për votim në seancë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]