fbpx

Nën melodinë e Valles së Rugovës, Rita Ora u tregon fansave si gatuhet pitja tradicionale dhe taratori kosovar

nga Revista Kosovarja

Këngëtarja shqiptare me renome ndërkombëtare, Rita Ora, e ka cekur shpesh herë me krenari që prejardhja e saj është shqiptare.

Ajo ka treguar disa herë se në familjen e saj flitet shqip dhe se ruhen traditat shqiptare dhe gatuhen kryesisht ushqime tradicionale shqiptare.

Mesa duket, kuzhina shqiptare është e preferuara e Ritës, pasi 31-vjeçarja shihet shpesh duke konsumuar dhe gatime tradicionale të vendit prej nga vjen.

Këtë ajo ua dëshmoi fansave edhe së fundmi përmes disa videove të publikuara në TikTok dhe Instagram ku ka gatuar piten tradicionale me spinaq dhe taratori.

Se është kultivuese e vlerave dhe traditës, Ora këtë e kishte dëshmuar edhe në videon muzikore të këngës “Big” vitin e kaluar, ku ishte shfaqur me veshje të modifikuar me elemente kombëtare shqiptare.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]