fbpx

Nëna e Astrit Deharit: Për mua ishte vdekja e dytë e djalit…

nga Revista Kosovarja

Nëna e tashmë të ndjerit Astrit Deharit, Xhemile Dehari ka folur pas zhdukjes së mostrave në laboratorin e Toksikologjisë në IML.

Ajo thotë se për të ishtë vdekja e dytë e Astritit, raporton Indeksonline.

“Dëgjova në lajme në televizione që paskan humbë mostrat, unë po e quaj që ia vodhën gjakun për mu personalisht ka qenë vdekja e dytë e Astritit nuk e di nëse mund të kuptohet ndryshe”, tha ajo në Dukagjin.

Ajo tutje thotë se një punëtorë që punon në IML i ka dërguar “selam” duke i thënë se ajo nuk ka të bëjë me zhdukjen e mostrave të Deharit.

“Njëra nga punëtorët aty, se nuk i njoh, nuk e di kush janë, por njëra më ka dërguar fjalë përmes vajzës sime, i ka thënë thuaj nënës tënde se unë nuk kam të bëjë me zhdukjen e mostrave, se jam e pastër”, tha ajo

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]