Në një intervistë për ‘Radio Televizion Shqiptarë’ nëna e Faton Hajrizit, Shehria mes emocioneve ka treguar gjerë e gjatë për të birin.
Përveç që ka rrëfyer periudhën e burgut kur ishte i biri, ajo shprehet në fjalët me të bukura se si ishte Fatoni në sytë e saj, shkruan “Kosovarja”.
“Fatonin e kujtoj dhe e kam në zemër, në mendje dhe ka me kujtu deri sa të shkoi tek ai si një engjëll, ai për prindër nuk ka pas mundësi më bo se ai ishte fëmijë kur hyri në burg, po për dashin u kanë për tan, jo veç për pindër për të gjithë, me mu u kanë shumë i lidhur” ishin fjalët e zonjës Hajrizi.
Kujtojmë se orë me parë Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka konfirmuar se personi i vrarë në Serbi është Faton Hajrizi.