fbpx

Nëna e godet fëmijën 6-vjeçar me mjet të fortë, e bën për spital

nga Revista Kosovarja

Policia e Kosovës ka arrestuar dje një grua në Lipjan pasi që e njëjta e ka goditur me një mjet të fortë fëmijën e saj 6-vjeçar.

Fëmijës më pas i është ofruar tretman mjekësor.

Ndërkaq e dyshuar me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Lipjan 25.06.2021 – 12:00. Ankuesi mashkull kosovar raporton se bashkëshortja e tij, e dyshuara femër kosovare e kishte goditur me një mjet të fortë fëmijën e tyre rreth 6 vjeçar duke i shkaktuar lëndime trupore, për të cilat lëndime i ofrohet tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit e dyshuara dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]