fbpx

Nëna e Rites promovon kulturën shqiptare, nuk i harron as ‘tentenet’

nga Revista Kosovarja

Rita Ora është tashmë një artiste me famë botërore.

Por pavarsisht suksesit të saj, ajo asnjëherë nuk i ka harruar rrënjët e saj shqiptare dhe rol të madh për këtë kanë prindër e saj.

Vera dhe Niku, dy prindërit e artistes shqiptare janë ata që e mbajnë me “këmbë në tokë” yllin e muzikës botërore, pasi edhe ata tregojnë me shumë krenari se janë nga Kosova.

Kësaj here është nëna e Ritës, Vera ajo që ka publikuar një fotografi me anë të së cilës ka kujtuar traditat shqiptare.

Në murin e një dritare shiheshin të varura disa “tentene” të njohura tek ne për vendosjen e tyre në ambientet e shtëpisë.

Kjo nuk është hera e parë që Vera poston dhe shkruan në shqip, ajo madje në pothuajse secilën postim të Ritës i bën komente në gjuhën amtare që tërheqin vëmendjen.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]