fbpx

Nëna ia ruajti kokën djalit për t’ia bërë flokët më të trashë

nga Revista Kosovarja

Shumë njerëz besojnë se fëmijëve u rriten flokë më të trashë dhe më të fortë pas prindërit e tyre rruajnë kokën.

Për të parë nëse është me të vërtetë kështu, nëna e dy fëmijëve që poston në profilin e TikTok të quajtur @tator_totts, zbuloi se ajo vetë i ka rruar kokën djalit të saj.

“Një ditë do të më falënderojë për këtë”, ka shkruar ajo në përshkrimin e videos, e cila u bë shumë shpejt virale.

Reagimet e njerëzve ndaj rrëfimit të saj për rruajtjen e kokës së foshnjës ishin të përziera. Dhe ndërsa disa mendojnë se vendimi i saj është i mirë, të tjerë mendojnë se ajo bëri një gabim.

“Të rruash kokën e një fëmije kaq të vogël nuk është normale dhe nuk është e vërtetë që flokët janë më të fortë kur bëhet kjo. Unë nuk i mbështes gjëra të tilla”, është vetëm një nga komentet.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]