fbpx

Nëna ja bënë “natën e mirë Gjestit”, ky është momenti kur ajo ja bënë 8 me 2

nga Revista Kosovarja

Pas fitores në edicionin e fundit të “Big Brother VIP Albania”, Gjesti vazhdon të jetë një nga emrat më të përfolur në showbizin shqiptar.

Ai po forcon çdo ditë e më shumë lidhjen me familjen, shkruan “Kosovarja”.

Së fundmi, Gjesti është kthyer në shtëpi dhe një video e publikuar në rrjet ka rrëmbyer zemrat e ndjekësve. Në pamjet e shpërndara, ai shfaqet në një bisedë të ngrohtë me nënën e tij, ku diskutimi i përditshëm për ushqimin kthehet në një moment plot humor.

Teksa nëna i ofron suxhuk, speca dhe vezë, Gjesti refuzon. Por momenti më pikant eshtë reagimi i nënës së tij, e cila, duke ndjekur me batutë shprehjen tashmë ikonike të djalit të saj nga “BBVA”, i thotë: “Natën e mirë”, në mënyrë tërësisht spontane.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]