fbpx

Nëna me gurë në veshka nuk e kishte idenë se ishte shtatzënë derisa lindi në tualet

nga Revista Kosovarja

Një grua që vuante nga dhimbje intensive për të cilat mendonte se shkaktoheshin nga gurët në veshka, papritmas lindi kur u ul në tualet. Melissa Surgecoff nuk kishte ide se ishte shtatzënë derisa djali i saj i porsalindur ra brenda në tualet.

38-vjeçarja nga Boston mendoi se dhimbjet e saj agonuese ishin për shkak të gurëve në veshka, kështu që ajo ishte ulur në tokë pasi gjeti një farë lehtësimi. Melissa i kishte kërkuar të fejuarit të saj Donnie Campbell, 37 vjeç, të telefononte urgjencën dhe të raportonte se po kalonte një krizë nga veshkat, po vuante nga dhimbjet e tmerrshme. Ajo tha se papritmas ndjeu dhe nxitoi në tualet duke menduar se do nxirrte gurin nga veshka sipas Mirror.

Donnie shkoi të tualet pasi dëgjoi të bërtiturat e bashkëshortes dhe pa që ishin bërë prindër të një djali. Babai i ri i habitur arriti të pastronte djalin e tij duke përdorur të njëjtën teknikë që kishte parë në shfaqjet televizive me foshnja.

Kur ambulanca me punonjësit e shëndetësisë erdhën, ata prisnin të gjenin një pacient me gur në veshka, kështu që u tronditën kur gjetën çiftin me një foshnjë të porsalindur.

Nëna dhe foshnja u dërguan me urgjencë në spital ku djali i cili është quajtur Liam, u kontrollua dhe ishte i shëndetshëm, përveç anemisë së lehtë.

Melissa tha se ajo kishte vuajtur prej kohësh nga periodat e parregullta dhe i vuri fajin gjithashtu shtimit të peshës që nuk kishte arritur ta kuptonte se ishte shtatzënë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]