Nëna nga Gjakova në hall me djalin: E vodhi, pastaj e shiti televizorin e shtëpisë

nga Revista Kosovarja

Një grua në Gjakovë ka raportuar në Polici se djali i saj e ka vjedhur dhe e ka shitur televizorin e shtëpisë.

Sipas njoftimit të Policisë të mërkurën, televizori i është kthyer ankueses ndërkaq, i dyshuari është arrestuar.

“Ankuesja femër kosovare, ka informuar se në shtëpinë e saj djali i saj i dyshuari mashkull kosovar ka vjedhur televizorin dhe më pas e ka shituar. I dyshuari është arrestuar, ndërsa televizori i është kthyer ankueses. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]