fbpx

Nëna nga Podujeva raporton se i është zhdukur vajza e mitur, Policia nis hetimet

nga Revista Kosovarja

Një nënë nga Podujeva ka raportuar në Polici se vajza e saj e mitur ka dalë nga shtëpia dhe se nuk dihet se ku ndodhet.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se ka nisur hetimet.

“PERSON I ZHDUKUR-Lagjja e Dëshmorëve, Podujevë 03.02.2023-15:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se vajza e saj e mitur, ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vend ndodhja e saj. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raport.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]