fbpx

Nëna shqiptare me 10 fëmijë, tregon për jetën e saj!

nga Revista Kosovarja

Ndonëse është e rallë të shohim ditët e sotme një familje të madhe dhe me shumë fëmijë, Ajkuna Lajqi nga Peja na prezantoi me të sajën. Ajkuna është nënë e 10 fëmijëve, 9 vajzave dhe 1 djali.

Ajo së bashku me familjen e saj ishte e pranishme në emisionin “Ftesë në 5”, përmes një lidhjeje me “Skype”.

Gjatë fjalës së saj, gruaja nga Peja tha se nuk është as pak e lehtë të rrisësh 10 fëmijë, por shtoi se falë besimit në Zot ia ka dalë.

Ajkuna thotë se është bërë gjyshe dy herë, ndërsa shtoi se ditëlindjen e se cilit prej fëmijëve i mban të shënuar në një bllok.

Përveçse një nënë shumë e mirë dhe amvise me kohë të plotë, Ajkuna së fundmi ka filluar të aplikojë një art thuajse unik, ajo bën skulptura të ndryshme me dyllin e bletëve.

“Kisha ëndërruar katër fëmijë, 2 vajza e dy djem. Kam pasur vështirësi, 9 vajza kanë shumë kërkesa secila ka qejf ato gjërat e veta.

Por ia kam dalë. Ditëlindjet ua mbaj shënim në një bllok. Duhet të kesh shumë fuqi sepse kërkojnë angazhim të madh. Më kanë ndihmuar dhe vajzat më pas, kur më kanë lindur binjakët. Shumë e vështirë të rrisësh fëmijë binjakë. Nuk u gëzova aq shumë kur mora vesh që i kisha binjakë”, tha ajo.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]