fbpx

Nënë për herë të parë? Einxhel reagon pas lajmeve dhe zbulon të vërtetën

nga Revista Kosovarja

Ditën e sotme (30 korrik) burime për “Prive” konfirmuan se Einxhel Shkira është shtatzënë në muajin e katërt. 

Derisa të gjitha mediat rozë  e shpërndanë lajmin se moderatorja dhe partneri i saj, DJ Dagz po bëhen prindër për herë të parë, së fundi ajo ka reaguar përmes disa videove dhe statuseve në InstaStory.

Ish – banorja e “Big Brother VIP” ka reaguar duke i hedhur poshtë të gjitha të thënat.

Ajo ka publikuar në rrjete sociale sekuenca nga filmi “14 vjeç dhëndër”, duke ironizuar portalet dhe duke mohuar lajmin e shtatzënisë.

Ndërkohë, ka postuar edhe një status ku kishe thënë: “Përpiquni të mos flisni me bindje në emër të mitrës personale të trupit tim”.

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]