fbpx

Nënë për herë të tretë? Alketa Vejsiu flet hapur

nga Revista Kosovarja

Alketa Vejsiu është një nga personazhet më me influencë të ekranit shqiptar. Ajo është shembull për të gjitha moshat, nga vajzat e reja deri te nënat me fëmijë.

Si pasojë, moderatorja jep herë pas here këshilla në rrjetet sociale. Së fundmi, ajo ka zgjedhur të bëjë një mini-intervistë në Instastory dhe padyshim pyetjet kanë qenë të shumta.

Një nga ndjekësit e ka pyetur nëse do të kishte dëshirë për një fëmijë të tretë dhe përgjigja ka qenë pozitive.

“Po dy binjakë më shkojnë më shumë tani. Nuk mungon as eksperienca për ti rritur në mënyrë praktike dhe sportive”, ka shkruar Alketa duke i befasuar të gjithë.

Kujtojmë që ajo ka dy fëmijë, vajzën Nicol që studion në Londër dhe djali Lionel që jeton me prindërit në Tiranë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]