Alban Zogaj, nënkryetar i Komunës së Prishtinës, i ka pyetur qytetarët sesi e shohin zgjidhjen e problemit të qenve endacakë.
Pyetje e tij vjen pasi u publikua një video, ku shihet një lagje e pushtuar nga qentë endacakë.
“Si e mendoni zgjidhjen e problemit të qenëve endacak?“, ka pyetur ai në Twitter.
Qentë endacakë janë një nga problemet e kryeqytetit.
Shpesh janë raportuar edhe sulme ndaj qytetarëve të cilat kanë përfunduar me lëndime.
Zgjidhja e këtij problemi ishte premtim i secilit kandidat për kryetar të Prishtinës, përfshirë edhe i Përparim Ramës që tash është në pushtet.
Qent me chipa të Prishtinës në konflikt me ardhacakët e komunave tjera. Ky dimër pa rrymë do të jetë me shumë rrezik për qytetarët. Zgjidhjet e propozuara nuk janë shpresëdhënëse. pic.twitter.com/I5N8piMLWM
— Vrojtuesit e lagjes – Prishtinë (@VrojtuesitPR) August 21, 2022