Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Nënshkruhet marrëveshje mes Kosovës e Turqisë

nga Revista Kosovarja

Ministrja e Kulturës, Rinisë e Sportit, Vlora Dumoshi, ka nënshkruar në Turqi një marrëveshje, e cila do të rregullojë dhe promovojë bashkëprodhimin filmik midis Kosovës dhe Turqisë.

Kjo marrëveshje ka për qëllim që të përcaktojë bazat që kanë të bëjnë me prodhimin e përbashkët të filmit dhe serive televizive.

“Gjatë qëndrimit tim në Ankara, të Turqisë, kam nënshkruar sot marrëveshjen ndështetërore me ministrin e Kulturës dhe

Turizmit në Turqi z. Mehmet Nuri Ersoy, një marrëveshje e cila do të rregullojë dhe promovojë bashkëprodhimin filmik midis Kosovës dhe Turqisë.

Moneytizer Paragrafi 4

Kjo marrëveshje ka për qëllim që të përcaktojë bazat që kanë të bëjnë me prodhimin e përbashkët të filmit dhe serive televizive.

Me qëllim të zbatimit dhe funksionimit efektiv marrëveshja përcakton themelimin e nënkomisionit për bashkëprodhimet e filmave dhe serive televizive, të përbërë nga përfaqësuesit e autoriteteve kompetente të secilës palë dhe të bashkë-kryesuar nga palët.

Përtej detajeve dhe modaliteteve që kjo marrëveshje përcakton, ka rëndësi të madhe për bashkëpunimin kulturor midis Kosovës dhe Turqisë, sidomos atij në fushën e kinematografisë dhe për marrdhëniet bilaterale midis dy vendeve tona”, shkruan Dumoshi në njoftim.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]