fbpx

Nëntë serbë e dy boshnjakë japin dorëheqje nga Dogana

nga Revista Kosovarja

11 zyrtarë të Doganës së Kosovës kanë dhënë dorëheqje.

Lajmin për Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Doganës, Adriatik Stavileci.

Ai tha se 9 prej tyre janë serbë e 2 boshnjakë të pjesës veriore.

“Po, 11 zyrtarë të doganës kanë dhënë dorëheqje. Dje kanë qenë 9 e sot janë dorëhequr edhe dy. Nëntë prej tyre janë serbë e dy janë të komunitetit boshnjak të pjesës veriore”, tha ai.

Këto dorëheqje vijnë pas vendimit të Listës Serbe për largimin nga institucionet e Kosovës. Deri më tani, serbët janë larguar nga Qeveria, Kuvendi, policia, gjykatat, prokuroritë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]