fbpx

Nëse do të kesh higjienë orale më të mirë, duhet të provosh këtë metodë!

nga Revista Kosovarja

Nëse të ka zënë syri vërdallë nëpër internet togfjalëshin “oil pulling”, na lejo të të tregojmë se për çfarë bëhet fjalë.

Sipas disa studimeve, “oil pulling” është metodë e cila ndihmon shëndetin oral, parandalon aromën e keqe, vret bakteret e dhëmbëve dhe gjuhës, gjithashtu përmirëson mishrat e dhëmbëve.

Kjo teknikë është përdorur që në kohërat e lashta, me synimin për të zvogëluar numrin e baktereve dhe për të përmirësuar higjienën orale.. Studimet tregojnë se “oil pulling” mund të vrasë bakteret në gojë dhe mund të trajtojë sëmundje të ndryshme, ndaj merr edhe termin “pulling” (“tërheq”), pasi tërheq bakteret nga goja e përdoruesve.

Tani, le të njihemi konkretisht me avantazhet e “oil pulling”:

Më pak baktere në gojë

Në gojën e çdokujt gjallojnë rreth 700 mijë lloje bakteresh dhe shumë prej tyre ndikojnë negativisht në shëndetin e dhëmbëve, të mishrave të tyre, si dhe në praninë e aromës së keqe të gojës. Sipas një eksperimenti në të cilin morën pjesë 75 adoleshentë, të cilët bënë “oil pulling” me vaj kokosi për 2 javë, u vu re se pati një rënie drastike e prezencës së mikrobeve në gojën e tyre.

Zvogëlon praninë e aromës së keqe

Aroma e keqe e gojës është super e sikletshme dhe sipas studimeve, prek 50% të popullsisë. Ka shumë faktorë pse ndodh kjo dhe më të zakonshmit janë: infeksionet, sëmundjet e mishrave të dhëmbëve, pakujdesi në higjienën orale, si dhe baktere në gjuhë.

Sipas një studimi të kryer në vitin 2011, “oil pulling” ishte një mënyrë mjaft efikas për të zvogëluar numrin e mikrobeve dhe për të përmirësuar shëndetin e mishrave të dhëmbëve, çka sillte edhe më pak aromë të rëndë në gojë.

Zvogëlon irritimin dhe përmirëson shëndetin e mishrave të dhëmbëve

Mishrat e dhëmbëve janë shumë delikatë dhe shpesh, mund ta gjeni veten duke u sikletosur nga skuqja, djegia, në disa raste edhe gjakosja e tyre. Bakteret që ndodhen në to, janë një shkak madhor i përkeqësimit të shëndetit të tyre, pasi shkaktojnë edhe irritimin e mishrave të dhëmbëve.
Pikërisht, “oil pulling” ndihmon edhe në këtë rast, pasi eliminon shumicën e këtyre baktereve dhe ul skuqjen dhe irritimin e mishrave.

Një metodë ekonomike që s’të lodh fare

Dy përfitime të jashtëzakonshme të “oil pulling” janë:

Super ekonomike
Super e thjeshtë

Përbërësit i gjen në kuzhinë dhe nëse nuk i ke, sërish nuk kushtojnë shtrenjtë.

Gati ta mësosh se si ta bësh “oil pulling”?

Për ta realizuar, ka 4 hapa të thjeshtë:

Të duhet 1 lugë kafeje me vaj (kokosi, susami, ulliri)

Mos e kapërdi, por kaloje nëpër gojë për 15-20 minuta

Pështyje pasi të kesh mbaruar

Shpëlaje gojën mirë pasi të kesh mbaruar.

Për rezultate më të mira, të sugjerojmë ta bësh esëll në mëngjes, pa konsumuar ende mëngjesin, megjithëse, mund ta përshtasësh me stilin tënd të jetesës.

P.S.: Studimet për “oil pulling” janë ende të limituara, megjithëse sugjerohet nga dentistë dhe njerëz që e kanë provuar metodën në fjalë. Duhet theksuar se “oil pulling” nuk mund të zëvendësojë rutinën tënde të shëndetit oral: larja e dhëmbëve dhe pastrimi me fije detare, sigurisht, edhe konsultimin me dentistin në rast se ke probleme të ndryshme.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]