fbpx

Nëse e shihni këtë person, lajmëroni policinë

nga Revista Kosovarja

Policia e Kosovës, Sektori i Hetimeve të Stacionit Policor Prizren, më 1 prill, ka iniciuar një rast penal ‘Lëndim i lehtë trupor’, por njëri nga personat e përfshirë në rast nuk është identifikuar ende nga policia.

“Në koordinim me organet e drejtësisë, konkretisht me autorizim nga Prokuroria Themelore në Prizren, bëjmë publikimin e personit të dyshuar të përfshirë në rastin e lart-cekur, në mënyrë që në bashkëpunim me qytetarët të bëhet identifikimi i këtij personi”, njofton policia.

“Andaj, lusim ata që mund të kenë njohuri për identitetin e personit në foto, të lajmërojnë policinë në::

– telefonat 192 dhe 080019999 (pa pagesë) – 029 244 -355–Stacioni Policor Prizren – E-mail adresa: [email protected]”, apelon policia.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]