Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Nëse “humbni” nervat dhe ndjeni lodhje, pini një gotë ujë

nga Revista Kosovarja

Njerëzit të cilët ndihen se “i kanë” humbur nervat shumë lehtë mund të qetësohen, nëse pinë një gotë ujë.

Mbi artikull

Dehidrimi i lehtë mund të çojë deri te ndryshimi i gjendjes shpirtërore, mund të ndikojë në nivelin e energjisë dhe në aftësinë e të vlerësuarit të qartë, thuhet në një hulumtim të Universitetit të Cennecticutit.

Nëpërmjet këtij hulumtimi është konstatuar se nga humbja e lëngjeve e shkaktuar nga ushtrimet trupore apo thjeshtë nga mosmarrja e mjaftueshme e sasisë së ujit, madje edhe kur qëndroni ulur, efekti është i njëjtë.

Gjatë hulumtimit është konstatuar që dehidrimi te femrat e reja shkakton dhembje koke, lodhje, mundime dhe humbje të koncentrimit, transmeton Telegrafi.

Moneytizer Paragrafi 4

Ky fenomen nuk i kursen as meshkujt. Tek ata kjo shfaqet me lodhje, aftësi që të qëndrojnë zgjuar, në memorie, në tendosje nervash, por përfshihen edhe nga ankthi.

Mirëpo, ndryshimi i gjendjes shpirtërore dukshëm më shumë shfaqet te femrat se sa te meshkujt, si kur janë duke pushuar, ashtu edhe gjatë ushtrimeve trupore.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]