Personat të cilët kanë sëmundjen e hipertensionit janë të rrezikuar të vdesin nga koronavirusi .
Ata të cilët kanë simptoma të tensionit të lartë dhe nuk janë duke përdorur ilaçe janë në rrezik edhe më të madh, shkruan “The Sun”, transmeton “Revista Kosovarja”.
Drejtuesi i studimit për këtë çështje Profesor Fei Li tha që ata persona që ishin me tension të lartë të gjakut duhet të kujdesen mirë për veten e tyre dhe duhet të kenë më shumë vëmendje nëse infektohen.
Gati gjysma e atyre që kanë humbur jetë kanë qenë më tension të lartë, dhe duhet të dinë të kujdesen për vetën duke përdorur ilaçe adekuate.
Si të dini nëse keni hipertension?
Këto janë disa nga simptomat kryesore me të cilat ju mund të dini se a vuani nga tensioni i lartë apo jo.
1.Dhimbje koke e rëndë
2.Lodhje ose konfuzion
3.Problemet me vizionin
4.Dhimbje gjoksi
5.Vështirësi në frymëmarrje
6.Rrahjet e parregullta të zemrës
7.Gjaku në urinë
8.Goditje në gjoks, qafë ose veshë.
Nëse keni njërën nga këto simptoma duhet të vizitoni mjekun më të afërt, dhe të kërkoni ndihmë./Kosovarja/