fbpx

Nëse jeni zgjuar me dhimbje koke, këshillat që mund t’ju ndihmojnë ta largoni atë

nga Revista Kosovarja

Dhimbjet e kokës në mëngjes mund të ndodhin për një sërë arsyesh, dhe idetë si vendosja e diçkaje të ftohtë në kokë, konsumimi i një doze të vogël kafeine ose praktikimi i jogës dhe përgjithësisht relaksimi mund t’ju ndihmojnë të hiqni qafe dhimbjen.

Hulumtimet e fundit treguan se një në gjashtë njerëz në mbarë botën do të përjetojnë një formë dhimbje koke gjatë ditës, shkruan DailyMail. Ekzistojnë lloje të ndryshme të dhimbjeve të kokës, duke filluar nga ndjesia e vogël që zgjat vetëm disa momente deri te migrena e rëndë.

Dhimbjet e kokës në mëngjes janë të zakonshme dhe mund të ndodhin për një sërë arsyesh, shumë prej të cilave nuk janë serioze. Shpesh nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, është vetëm pasojë e dehidrimit.

Ajo mund të hiqet me çdo lloj pilule kundër dhimbjes. Por mund ta provoni edhe në mënyrë natyre

Ftohje: Vendosja e diçkaje të ftohtë në ballë mund të bëjë mrekulli për migrenën. Akull të mbështjellë me një peshqir apo edhe një dush i ftohtë mund të zvogëlojnë dhimbjen. Mbajeni dushin në kokë për 15 minuta, më pas bëni një pushim 15-minutësh.

Lehtësoni presionin mbi kokën tuaj: këto “dhimbje koke me kompresim të jashtëm” mund të shkaktohen duke mbajtur një kapele, shirit koke apo edhe syze shumë të ngushta.

Ndalni dritat: Dritat e ndezura mund të shkaktojnë migrenë. Nëse jeni të ndjeshëm ndaj tyre, mbuloni dritaret me perde të errëta gjatë ditës dhe provoni të mbani syze dielli jashtë.

Shmangni përtypjen e tepërt: edhe çamçakëzi mund të shkaktojë dhimbje koke. E njëjta gjë vlen edhe për ushqimet e tjera dhe rekomandohet që të shmangni ushqimet ngjitëse dhe sigurohuni që të hani kafshata të vogla.

Merrni pak kafeinë: Sasi të vogla kafeine shpesh mund të lehtësojnë dhimbjet e kokës dhe madje të rrisin efektin e qetësuesve të dhimbjes pa recetë. Megjithatë, shumë kafeinë mund të prishë gjumin dhe të shkaktojë lloje të ndryshme dhimbje koke.

Praktikoni joga: Pavarësisht nëse është joga, meditim ose relaksim progresiv i muskujve, të mësuarit se si të relaksoheni në mes të një dhimbje koke mund të ndihmojë me dhimbjen.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]