fbpx

Nëse “Lista Serbe” faktorizohet – rrezikohet shteti i Kosovës!

nga Revista Kosovarja

Nëse “Lista Serbe” faktorizohet, siç ndodhi edhe në zgjedhjet e fundit, atëherë çdo votim parlamentar, e që kërkon 2/3 e deputetëve, mund të pengojë dhe bllokojë procesin e miratimit të ligjeve, shkruan “Kosovarja”.

Votimi me 2/3 parlamentare, përfshin edhe zgjedhjen e presidentit të Republikës së Kosovës, sipas ligjit aktual në fuqi, që e vendosë mandatin e një presidenti koncensual nga partitë politike në parlament, apo edhe jashtë saj, siç ishte edhe rasti me Atifete Jahjagën.

Organet e KQZ-së, Gjykata Supreme dhe Gjykata Kushtetuese, duhet t’i japin epilog manipulimit të “Listës Serbe” me votat e minoriteteve dhe ta kthejnë konform ligjit për zgjedhje procesin e votimit, të paktën, në komunat ku kanë ndodhur manipulimet.

Për ta quar në vend drejtësinë zgjedhore dhe për ta neutralizuar veprimin e “Listës Serbe”, organet adekuate duhet ta qojnë vendin në rivotim të tërësishëm.

Tek e fundit, rëndësi ka jetësimi i shtetit tonë dhe eliminimi i manipulimeve të Beogradit me “Listën Serbe”, përmes një procesi të fuqishëm monitorues që do bëhej nga OSBE-ja, BE-ja dhe institucionet vendore.

Gjykatat në Kosovë dhe organet e KQZ-së nuk duhet të tolerojnë këso mbivotime, sepse hapin rrugë për manipulime të tjera në zgjedhjet e radhës.

Përtej kësaj rruge manipuluese, minoritetet që kanë jetuar në kampet e refugjatëve në Obiliq e Mitrovicë, do të ankohen për reduktim të numrit të deputetëve, e ku bashkësia ndërkombëtare do kritikojë dhe akuzojë shtetin e Kosovës për shkelje të të drejtave elementare, ku hynë edhe vota për identitet etnik.

Orkestrimi i Beogradit që ta rrisë fuqinë parlamentare në Kosovë përmes matematikave manipuluese të mbivotimit, duhet urgjentisht të ndalet dhe akterët e votimit të shumëfishtë të nxirren para drejtësisë.

Sidoqoftë, “Lista Serbe” po organizon veprim të rrezikshëm politik në Kosovë, duke bashkëpunuar me bandat e rrugëve edhe me dhunë fizike, siç ndodhi rasti edhe me djalin e liderit politik serb në Kosovë, Nenad Rashiqit.

Andaj, “Lista Serbe” e Vuçiçit i ka sabotuar dhe bllokuar serbët e Kosovës, duke i detyruar të votojnë për Beogradin, e jo për komunitetin e tyre që jetojnë në Kosovë. Safet Krivaça /Kosovarja/

 

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]