Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Nëse s’doni që thonjtë tuaj të myken dhe dobësohen, bëni gjithmonë këtë veprim

nga Revista Kosovarja

Bërja e thonjve me xhel , tipsa apo manikyr xhel tek estetistja është bërë një rutinë e përmuajshme për shumë femra, ndonëse këto të fundit nuk e dinë sesa i dëmshëm mund të jetë ky proces për thonjtë !

Mbi artikull

A duhet të bëjnë ndonjë muaj pushim, cila është metoda më pak dëmtuese, sa të rrezikuar jemi nga drita UV që than xhelin , këto e pyetjet e tjera që mund t’ju shkojnë nëpër mend do të marrin përgjigjie më poshtë nga Dana Stern, dermatologe e specializuar për thonjtë !

Teknologjia e xhelit është unike, sepse edhe pse zbatohet si një manikyr tradicional ka një përbërje kimike që e mundëson atë të ngurtësohet me një shkëlqim të lëmuar nën efektin e dirtave UV.

Megjithëse xheli kërkon ekspozim ndaj dritës UV (qoftë kjo UVA apo llambë LED) kjo e fundit nuk rrit rrezikun për kancer lëkure edhe sikur t’i bënit thonjtë ditë për ditë, në fakt, nuk paraqet asnjë rrezik për shëndetin tonë.

Moneytizer Paragrafi 4

Megjithatë dermatologia këshillon t’i lyeni duart me një krem me faktor mbrojtës 15 para se të bëni thonjtë për të parandaluar plakjen e lëkurës.

Ka dy lloje të ndryshme të xhelit , ajo i përhapuri në vitet 1980 që nuk mund të shpërbëhet nga acetone dhe ai më i butë që mund të hiqet lehtë pa ushtruar forcë në thua.

Por cilido qoftë xheli që përdor estetistja juaj, me shumë mundësi thonjtë tuaj po dëmtohen dhe këtë e ka vërtetuar një studim nga Miami School of Medicine ! Përmes ultratingujve ekipi i hulumtuesve ka zbuluar se manikyri xhel , tipsat apo xheli shkaktojnë dëmtim të thonjve .

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]