Zjarri në ëndërr, është pothuajse gjithmonë simbol i emocioneve të forta dhe pasioneve në jetën e një njeriu, qofshin të mira apo të këqija.
Zjarri mund të jetë simbol i një zemërimi apo shkatërrimi në jetën e dikujt, por mund të jetë edhe sinjal i një ngjarjeje të madhe që pritet të ndodhë në jetë.
Nëse shikon në ëndërr zjarr, por nuk je e frikësuar prej tij, është tregues se zjarri po digjet brenda teje. Kjo do të thotë se në këtë periudhë të jetës je e pushtuar nga emocione apo ndjesi të forta në lidhje me një situatë të tensionuar ose je shumë e apasionuar për gjëra që pritet të ndodhin në jetën tënde.
Nëse shikon në ëndërr zjarr dhe ke frikë prej tij, zakonisht është sinjal i ndjesive që ndodhin pa i pasur nën kontroll. Mund të jenë situata që kanë nevojë për një transformim të madh ose mund të jetë një shenjë e mirë e ngjarjeve që pritet të të ndodhin në jetë.