fbpx

Nesër duke filluar nga ora 09:00, në Teatrin Kombëtar bëhen homazhe për Rasim Thaçin

nga Revista Kosovarja

Nesër duke filluar nga ora 09:00 në objektin e Teatrit Kombëtar të Kosovës, do të bëhen homazhe për artistin Rasim Thaçi-Cima.

Lajmin e ka bërë të ditur dhëndri i aktorit, Bardhyl Meta.

Aktori Cima ka vdekur sot në moshën 71-vjeçare pas infektimit me koronavirus.

 

Njoftimi i plotë:

NJOHTIM – NESËR NGA ORA 09:00, TEATRI KOMBETAR I KOSOVES – HOMAZHET PËR AKTORIN, RASIM THAQI CIMA!

Të nderuar dhe të dashur miq, kolegë dhe dashamirë të jetës dhe veprës së artistit, Rasim Thaqit – Cima

Ju informojmë se, me iniciativë të Kryeministrit z. Albin Kurti dhe organizim të Ministrit të Kulturës, z. Hajrullah Çeku:

Nesër, e Shtunë, me 27 Mars, në Teatrin Kombëtarë të Kosovës, duke filluar nga ora 9:00, do të bëhen homazhe për Artistin Rasim Thaqi CIMA!

Falenderojmë Kryeministrin dhe Ministrin e Kulturës, si dhe komunitetin Artistik që jane mobilizur, që qyetetaret e Prishtines dhe vendit, të kene mundesine publike per homazhe…!

Familja e R. Thaqit

https://www.facebook.com/bardhylmeta/posts/10160746935189167

 

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]