fbpx

Nesër i jepet lamtumira e fundit personit që humbi jetën pasi u vetaksidentua sot në Rugovë

nga Revista Kosovarja

Një vetaksident me fatalitet i ndodhur pasditen e sotme në Rugovë të Pejës la të vdekur një person, teksa një tjetër u lëndua.

Siç mësoi Sinjali, personi që humbi jetën tragjikisht në këtë aksident ishte Dritëro Krasniqi, 41-vjeçar.

Lidhur me këtë, familja e të ndjerit është deklaruar lidhur me ceremoninë e varrimit.

Familjarët kanë njoftuar se ceremonia e varrimit do të bëhet nesër nga ora 17:00, ne varrezat e qytetit të Pejës.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]