fbpx

Nesër mbahen homazhe dhe komemoracion për ish-boksierin Xhevdet Peci

nga Revista Kosovarja

Në përkujtim të ish-boksierit Xhevdet Peci, nesër më 12 maj, do të bëhen homazhe për të nderuar figurën e tij.

Homazhet do të mbahen në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, prej orës 9:00 deri në 12:00.

Ndërsa varrimi i të ndjerit do të bëhet në ora 16:30, në fshatin Zhazhë në Komunën e Mitrovicës.

Gjithashtu, nesër, ora 19:30, do të mbahet mbledhje përkujtimore për ish-boksierin Xhevdet Peci në Qendrën e Kulturës në Mitrovicë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]