Deputetja e Lëvizjes Vetëvendoske, Tinka Kurti ka njoftuar se të martën në mëngjes mblidhet Grupi i Përgjigjes Emergjent, për rastin e rëndë të dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë.Kurti tha se gjithçka duhet të jetë me urgjencë lidhur me këtë rast.
“Nesër në mëngjes mblidhet Grupi i Përgjigjes Emergjent për rastin e rëndë të dhunimit. Gjithçka duhet të jetë me urgjencë. Nuk ka asgjë më të rëndësishme për institucionet dhe shoqërinë tonë se siguria e vajzave. Mllefin duhet ta kthejmë në drejtësi.
Asnjë vajzë më. Asnjë. Bash asnjë. #Asnjëmë”, shkroi ajo në Facebook.Ndryshe, pesë persona dyshohen se kanë dhunuar të miturën gjatë të shtunës në Prishtinë, prej tyre dy janë arrestuar dhe iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh.