Numri i ri mbi artikull
Artikull i sponzorizuar

Nesër nuk do të ketë ujë në këto zona të Prishtinës

nga Revista Kosovarja

KRU ” Prishtina ” sh.a., ka njoftuar se nesër realizohen punime teknike në rrjetin e ujësjellësit, te rruga e “ Shkupit ” në Prishtinë,

Njoftimi i plotë:

Në kuadër të përmirësimit të vazhdueshëm të infrastrukturës së rrjetit të ujësjellësit në tërë zonën e shërbimit ju njoftojmë se, nesër më datë 11 shtator 2020 e premte, KRU ” Prishtina ” sh.a. ka planifikuar punime teknike në rrjet, konkretisht te rruga e “ Shkupit” në Prishtinë. Janë bërë të gjitha përgatitjet teknike ndërsa ekipet e mirëmbajtjes dhe operimit janë të gatshëm për intervenim të pandërprerë.

Andaj, nesër duke filluar nga ora 09:00 – 14:00 nuk do të kenë ujë të pijshëm këto zona: Rruga e “Shkupit” ( i përfshirë edhe Spitali Amerikan), rruga ” Mulla Zekë Bërdynaj ” dhe rruga ” Riza Cerova ” , në Prishtinë.

Moneytizer Paragrafi 4

Ju falënderojmë për mirëkuptim!

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]