fbpx

Nesër ora shkon për 60 minuta përpara

nga Revista Kosovarja

Në orët e para të mëngjesit së 26 marsit do të bëhet ndryshimin i orës.

Nga ora 2:00 akrepat do të lëvizin për 60 minuta përpara dhe ora do të shkojë në 3:00.

Pse do të ndërrohen orët?

Një politikan dhe shpikës amerikan i quajtur Benjamin Franklin në vitin 1784 deri sa ishte në Francë e tha për herë të parë idenë e ndryshimit të orës.
Ai sugjeroi që nëse njerëzit zgjoheshin më herët, kur ishte mëngjesi më i lehtë atëherë do të kursenin qirinjtë, raporton BBC.

Kjo ide shkoi edhe në Mbretërinë e Bashkuar pasi stërgjyshi i këngëtarit Coldplay Chris Martin, një ndërtues i quajtur William Willett, mendoi se ishte gjithashtu një ide e mirë.

Në vitin 1907, ai botoi një fletëpalosje të quajtur “Humbja e dritës së ditës”, duke i inkurajuar njerëzit të ngriheshin nga shtrati më herët.Artikulli është edituar.

Ora do të shkojë për 60 minuta përpara dhe jo mbrapa siç ishte raportuar në fillim.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]