68
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të shpallë të enjten rezultatet përfundimtare të raundit të parë të zgjedhjeve lokale që u mbajtën të dielën e 17 tetorit.
Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.
“Mund t’ua konfirmoj se rezultatet përfundimtare të raundit të parë të Zgjedhjeve Lokale për Kryetarë të Komunave do të shpallen të enjten, në orën 10:00”, ka bërë të ditur Elezi.