fbpx

Nesër skadon vlefshmëria e pasaportave të Maqedonisë së Veriut

nga Revista Kosovarja

Mijëra qytetarë të Maqedonisë së Veriut rrezikojnë të mos jenë në gjendje të largohen nga vendi ose të kthehen në shtëpi pas 12 shkurtit.

Qytetarët u vunë në radhë në stacionet policore këtë fundjavë në përpjekje për të marrë pasaportat e tyre të reja.

Të hënën skadon vlefshmëria e të vjetrave që nuk thonë fjalën “Veri”, shkruan euronews.

Ndërsa letërnjoftimet e vjetra do të mbeten të vlefshme në shtëpi, vonesa në lëshimin e pasaportave kërcënon të ndikojë në lëvizjet e qytetarëve, duke kufizuar udhëtimin e tyre dhe duke penguar ata që janë jashtë pas 12 shkurtit të kthehen në shtëpi.

“Fizikisht është e pamundur të lëshohen të gjitha dokumentet brenda afatit. Vetë shtypja dhe dhënia e pasaportave përbën problemin më të madh dhe mund të zvogëlohet vetëm me organizim dhe menaxhim më të mirë”, tha ministri i brendshëm teknik i sapoemëruar, Pançe Toshkovski.

Me ritmin aktual të lëshimit të rreth 50 mijë pasaportave në muaj, ai vlerësoi se do të duhej edhe një vit i plotë pas përfundimit të këtij procesi.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]