fbpx

“Nesër zemër” – partnerja e Bleros bën një paralajmërim

nga Revista Kosovarja

Identiteti i saj mbetet ende misterioz për publikun, por ajo mbetet mjaft e përfolur në media rozë.

Bëhet fjalë për partneren e kënëgtarit, Blero i cili prej javës ka nisur aventuarën e tij si banorë i Big Brother VIP Kosova 2.

E dashura e autorit të “Fotografia” në disa raste ka treguar mbështetjen e saj për këngëtari, ndërsa së fundmi ka zgjuar kureshtjen me një postim të radhës.

Në llogarinë e saj në Instagram ajo ka bërë një paralajmërim sipër një foto ku shihet përkrah Bleros.

“Nezër zemër. Më mungon shumë”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e imazhit.

Mbetet të shihet nëse ajo ka përgatitur ndonjë befasi për Bleron, i cili e ka përmendur vazhdimisht që nga fillimi i BBVK.

Ai ka zbuluar se dyshja janë bashkë prej më shumë se një viti, madje tha se ajo është personi më i rëndësishëm për të.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]