fbpx

Nevi.cosmetics faqja e produkteve kozmetike 100 % origjinale

nga Revista Kosovarja

Nevi.cosmetics është faqja e produkteve të kozmetikes e Nevila Vata nga Shqipëria, e cila thotë se qysh në vegjëli e kishte shumë në qejf makeup-in dhe i adhuronte produktet për grim.

“Isha gjatë vjeç dhe që atëherë mbaja çanta me produkte kozmetike, të cilat mi falnin të rriturit. Pra, lidhja ime me kozmetiken është më e hershme. Një ditë, morra shumë produkte, por që ishin imitime. Aq shumë kisha saqë mendova të hapja një faqe kozmetike me produkte imitime, e cila eci shumë mirë dhe kishte shumë kërkesa. Më pas, më lindi dëshira për produkte origjinale për çka u lidha me persona që mund të më furnizonin. Kështu vendosa që faqen me imitime ta shisja dhe ju përkushtova vetëm shitjes së produkteve origjinale.

Nevila nga faqja e njohur e kozmetikes Nevi.cosmetics, thotë se mbanë përgjegjësi për çdo produkt, duke thënë se të gjitha janë 100% origjinal.

Ky dyqan online disponon të gjitha llojet e produkteve, madje mund të porositen edhe produkte të tjera që ndoshta nuk mund të gjenden të ekspozuara në faqe.

Nevi.cosmetics është faqe e re dhe ende e vogël në Instagram, por që po punohet shumë dhe me dashuri për tia arritur qëllimin për sukses dhe klientelë të kënaqur.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]