Punëtorët teknik dhe të sigurimit fizik të disa shkollave në kryeqytet, të të gjitha Qendrave të Mjekësisë Familjare dhe të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, do të fillojnë grevën më 3 shtator.
Kjo u bë e ditur nga Kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, teksa ka shkruar se kjo do të ndodhë pasi pagat e tyre ka mundësi të mos implementohen me rritje nga 2 shtator.
“Me kërkesën e punëtorëve. Teknik dhe atyre të sigurimit fizik të shkollave: Dardanisë ,Pjetër Bogdani , e Muzikës ,Naim Frashëri, Shkolla e Gjelbër , Mehmet Xhevori ,Hoxhë Kadri Prishtina , Avdyl Frashëri, Asim Vokshi , Gjergj Fishta të komunës së Prishtinës, të gjitha QMF në Prishtinë dhe punëtorët e sigurimit fizik te QKUK me 3 shtator do të fillojnë grevën e tyre pasi që pagat e tyre ka gjasa mos të implementohen me rritje nga 1 shtatori”, ka shkruar Azemi në Facebook.