fbpx

Fjolla Morina shoqëron të bijën në mbrëmjen e maturës!

nga Revista Kosovarja

Vajza e Fjolla Morinës është rritur dhe tanimë është një zonjushë mjaft e bukur. Lediana ka përfunduar ciklin e studimeve në gjimnaz dhe së fundmi ka marrë pjesë në mbrëmjen e maturës.

Ajo ndau në “Instagram” disa pamje nga ky event me miqtë e saj, ku duket mjaft bukur me një fustan ngjyrë bojëqelli shumë vajzëror dhe me flokët e kapura lehtë.

Kujtojmë se Fjolla ka humbur para pak ditësh gjyshen e saj të shtrenjtë. Këtë lajm e bëri të ditur vetë ajo përmes një postimi në “InstaStory”. Këngëtarja ndau me ndjekësit e saj disa imazhe që mesa duket i ka realizuar së fundmi më të, krahas së cilave i dedikoi dhe një mesazh mjaft emocionues.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]