fbpx

Nga ëndrrat në realitet: Ajshe Bungu – Nuha, historia e një gruaje që ndërtoi perandorinë e saj në estetikë

nga Revista Kosovarja

Kjo është rruga e suksesit të Ajshe Bungu Nuha, një emër që sot është sinonim i profesionalizmit dhe përkushtimit në fushën e estetikës dhe kujdesit për bukurinë. E lindur dhe rritur në Shtime të Kosovës, Ajshja është shembulli më i mirë se si ëndrrat e mëdha dhe puna e palodhshme mund të sjellin rezultate të jashtëzakonshme, pavarësisht sfidave dhe pengesave.

No description available.

Në moshën 21-vjeçare, mori rrugën drejt Gjermanisë, duke lënë pas vendlindjen, por jo ëndrrat. Në fillim punoi si administratore në kompaninë e bashkëshortit të saj, ndërkohë që ndiqte kurse të shumta gjuhe dhe më vonë shkollimin për infermieri. Ishte pikërisht gjatë kësaj kohe kur bashkëshorti i saj, Arsimi, vërejti talentin e saj të veçantë edhe në fusha të tjera dhe e inkurajoi të ndjekë ëndrrat në estetikë.

No description available.

Puna, përkushtimi dhe besimi në vetvete sollën themelimin e Alpha Beauty Academy në vitin 2019 në Dülmen të Gjermanisë. Në pak vite, akademia u zgjerua edhe në Basel të Zvicrës dhe së fundmi në Neredime të Epërme, Ferizaj. Falë kërkesës së madhe dhe suksesit të arritur, Alpha Beauty Academy sot është një nga emrat më të njohur në fushën e trajtimeve estetike dhe trajnimeve profesionale.

No description available.

Në Alpha Beauty Academy ofrohen shërbime të specializuara si Microblading, Permanent Make-up në të gjitha zonat e fytyrës dhe trupit, tretmane moderne si Hydrofacial, Microneedling, BB Glow, lifting, mbushës me acid hialuronik si dhe stilim flokësh e make-up. Përveç shërbimeve, Ajshja ka ngritur standardet duke ofruar trajnime profesionale në dy gjuhë, shqip dhe gjermanisht, duke i dhënë mundësi shumë vajzave të tjera të mësojnë dhe të ndërtojnë karrierën e tyre.

No description available.

Si rrjedhojë e përvojës dhe kontakteve të shumta me klientë me tipe të ndryshme të lëkurës, Ajshe Bungu – Nuha, vendosi të krijojë edhe linjën e saj të kozmetikës — Alpha Beauty Face, që doli në treg në vitin 2024. Pas disa viteve studimesh, testimesh dhe bashkëpunimi me profesionistë të fushës, u krijuan 7 produkte cilësore: pesë serume dhe dy kremra pa vajra esenciale, pa silikone, pa mikroplastikë e pa alkool, të përshtatshme për të gjitha llojet e lëkurës. Produktet tashmë janë pjesë e pandashme e tretmaneve në Alpha Beauty Academy dhe kanë sjellë rezultate të shkëlqyera për klientelën.

No description available.

Ajshe Bungu – Nuha e përshkruan veten si një paketë vlerash dhe aftësish, ku përveç profesionalizmit, reflekton dashuri për punën, energji pozitive dhe etikë të lartë. Ajo është e bindur se suksesi nuk vjen vetëm nga shërbimi cilësor, por nga përkushtimi i sinqertë dhe respekti për klientin.

Sot, përveç menaxhimit të suksesshëm të tre pikave të Alpha Beauty Academy dhe linjës së kozmetikës, Ajshja është në përgatitje të një projekti të ri që do të zgjerojë edhe më shumë aktivitetin e saj profesional — detaje që ajo dëshiron t’i ndajë me publikun sapo të jenë gati.

Historia e Ajshe Bungu – Nuha është frymëzim për të gjitha gratë që ëndërrojnë të bëjnë diçka të madhe. Sepse, siç dëshmon ajo me jetën e saj, ëndrrat nuk kanë kufij kur ka vullnet, dashuri për punën dhe mbështetje nga njerëzit e duhur.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]