fbpx

Nga gratë për gratë: 9 këngët shqiptare me mesazhe të fuqishme që duhen dëgjuar sot

nga Revista Kosovarja

Me rastin e 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas, të gjithë janë sensibilizuar për të përcjellë një mesazh, të tjerë po shpërndajnë urime e të tjerë kanë dalë për të protestuar për të drejtat e grave. Kjo ditë, ne të “Xing.al” na kujtoi disa nga këngët shqiptare që kanë patur e vazhdojnë të kenë mesazhe të fuqishme për femrën. Le t’i rikujtojmë në vazhdim:

1.Aurela Gaçe – “Veten dua gjallë”, një këngë që i dedikohet një fenomeni shqetësues, dhunës ndaj grave. Në videoklip Aurela shihet duke luajtur rolin e një gruaje të dhunuar nga bashkëshorti dhe më pas largohet nga ai për të shpëtuar veten e saj e duke dhënë kështu një mesazh.

Pak nga teksti i këngës: “Më lëndon, lëndon e unë e fal. Por do shkoj se veten dua gjallë. Jetën s’ma ka dhënë ai. E t’ma marrë s’ma merr njeri”.

2.Rozana Radi i ka kushtuar disa këngë me mesazhe të fuqishme vajzave e grave, por ajo që na ka mbetur në kujtesë është kënga “Femër”. Rozana i këndon femrës dhe fatit të saj që nga lindja deri në vdekje.

Pak nga teksti i këngës: “Ti ke lindur me lot. do largohesh si nënë, po do te mbetesh femër. Femër vetem ti ke zemër, dashuron e verbër. Ti me fatin luan, per pak kohë të duan dhe s’ta kthejnë me huanë, femër… femër… quhej edhe nëna ime”.

3.Lindita Theodori – “Kafe Flora plot me burra”, kjo këngë jep një mesazh emancipues dhe një mesazh shumë të guximshëm për kohën ku gratë gjykoheshin edhe po të uleshin në një kafe me burra. “Pa shiko, me sytë tërthor. Si shikim konservator. Mos më shih baba ashtu. Unë jam vajzë që vij nga ju”, këndon Lindita.

https://youtu.be/QM_qKZndam8

4.Një tjetër këngë dedikuar vajzave është “Kush ka vajza” nga Irma Libohova. Fraza “Kush ka vajza botën ka”, përdoret shumë edhe sot gjatë fjalorit të përditshëm.

Pak nga teksti i këngës: “O jane te mira sa me s’ka, o kush ka vajza boten ka, o jane per moter jane per vella, o jane per nene e per baba, o jane sherbet per bakllava”.

5.Juliana Pasha me këngën “Jeto” i ka dhënë mesazh grave të shtypura e të dhunuara për të gjetur forcën t’ia nisin nga e para. “Ti jeto e forcën brenda shpirtit ta tregosh. Ti jeto, një jetë të bukur nesër të fillosh. Ma shtrëngo ti dorën fort, nuk je vetëm në këtë botë”, këndon Juliana.

6.Një tjetër këngë që i thotë Stop dhunës ndaj vajzave e grave është “C’est la vie” nga Besa.

“Më djegin lotët sytë me t’i pa, sa vështirë e kam ty me t’fal, mami thotë që s’bën ti për mua. T’jet’ i drejtë a të jetë dinak. Mashkull lind por burra ka pak! C’est la vie”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]