fbpx

Nga Kalifornia në Kosovë – kush është Ya Nina?

nga Revista Kosovarja

Emra të rinj po i shtohen estradës shqiptare dhe secili nga ata vijnë me stil të ri, unik.

E tillë është edhe Ya Nina, e cila prej disa muajsh po merr vëmendje.

Në një intervistë për Telegrafin, bukuroshja ka rrëfyer rrugëtimin nga Kalifornia në Kosovë.

Telegrafi: Një emër i ri në skenë, por mjaft premtues. Kush është në të vërtetë Ya Nina?

Ya Nina: Ya Nina është emër i ri në skenën muzikore të vendit tonë, e cila freskon skenën me një vokal unik dhe stil të kombinuar në mes të dy vendeve ku jam rritur, Californias dhe Prishtinës.

Telegrafi: Çfarë qëndron prapa kësaj nofke dhe përse zgjodhët pikërisht të shfaqesh në publik me këtë emër?

Ya Nina: Emri i skenës Ya Nina ka rrjedh natyrshëm nga shoqëria duke më quajtur në shqip Nina dhe në gjuhën angleze Ya Nina. Këtë emër e mbaj me shumë krenari sepse pasqyron saktë atë që unë përfaqësoj, një mishërim kulturash të ndryshme Californiane dhe Prishtinase.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]