fbpx

Nga këto vende vijnë rastet e reja me koronavirus

nga Revista Kosovarja

Sot janë konfirmuar edhe 11 raste të reja me Covid-19 në Kosovë, nga 196 mostra të testuara.

Sipas Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, rastet vijnë nga qytete të ndryshme të vendit, shkruan Indeksonline.

“Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Vushtrrisë 5 raste (sipas vendbanimit: 5 raste Studime e epërme), komuna e Prizrenit 3 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Prizren), komuna e Prishtinës 2 raste (sipas vendbanimit: 2 raste Prishtinë) dhe 1 rast me vendbanim në Ferizaj”, thuhet në njoftimin e tyre.

Sot janë shëruar edhe 2 pacientë, ku numri i të shëruarve shkon në 657.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]