fbpx

Nga marsi rregulla më të ashpra për shoferët në Austri

nga Revista Kosovarja

2024-ta do të sjellë rregulla më të ashpra për shoferët në Austri.

Ato do të hyjnë në fuqi nga muaj mars.

Ata që i shkelin rregullat e komunikacionit e sidomos tejkalojnë shpejtësinë do të mund t’ju konfiskohet vetura.

Siç raportojnë mediat austriake, nëse në zonat urbane kufiri i shpejtësisë tejkalohet me më shumë se 60 km/h, automobili mund të konfiskohet menjëherë

Po ashtu edhe jashtë një vendi të populluar, nëse shpejtësia tejkalohet me më shumë se 70 km/h, automjeti mund të merret në vend.

Gjithashtu, me konfiskim të përhershëm të veturës mund të përballeni nëse e kaloni kufirin e shpejtësisë me 80 km/h në zonat urbane ose 90 km/h jashtë zonave urbane.

Nëse një automjet konfiskohet nga ana e autoriteteve austriake, ai do të dalë në një ankand.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]